Kuvendi kroat sot me shumicë votash, hodhi poshtë propozimin e opozitës që Kroacia të njohë shtetin e Palestinës.
“Kundër” propozimit votuan 73 deputetë, ndërsa 44 votuan “për”, ndërsa katër të “përmbajtur”.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ish lideri i Partisë socialdemokrate (SDP), ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria ta njohë Palestinën.
Ndërsa, koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Bashkimi demokratik kroat (HDZ) i kryeministrit Andrej Plenkoviq mbështet një “zgjidhje me dy shtete, si rezultat i dialogut dhe një procesi paqeje”.
Më herët, shefi i diplomacisë kroate Gordan Grliq Radman deklaroi se kushtet për njohjen e shtetit palestinez nuk janë përmbushur ende, pasi përleshjet duhet të ndalen së pari dhe të gjithë pengjet duhet të lirohen.