Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, mund ta bindë sulmuesin e Al-Ittihad, Karim Benzem, të transferohet në Portugali që në afatin kalimtar të janarit.
Thashethemet kanë qenë të shumta rreth ribashkimit të mundshëm të Mourinhos me sulmuesin francez, kontrata e të cilit me klubin saudit skadon në qershor 2027.
Megjithatë, sipas gazetës Marca, ish-trajneri i Real Madridit e do me çdo kusht Benzeman te Benfica dhe atë në afatin kalimtar dimëror.
Edhe pse ish-sulmuesi i Real Madridit synon ta kalojë fundin e karrierës së tij me Al-Ittihad, prania e Mourinhos e ka shtyrë atë të rishqyrtojë planet e tij.
37-vjeçari e ka nisur sezonin e ri në Superligën e Arabisë Saudite me një notë të lartë, duke shënuar një tregolësh kundër Al-Okhdood.
Ai ka shënuar 41 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 65 ndeshje për Al-Ittihad, duke luajtur një rol vendimtar në titullin e ligës saudite dhe fitoren e Kupës së Mbretit sezonin e kaluar. /Telegrafi/
🚨🚨🚨 Mourinho quiere fichar a Benzema https://t.co/PeDlZ1Ar34 te lo cuenta @jfelixdiaz
— MARCA (@marca) September 27, 2025