Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) sonte hapi shtabin zgjedhor në Tearcë, të cilin e quajti shtab të “Besëlidhjes për fitore më 19 tetor”.
“Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ky është një plebishit historik mes rrugës së dinjitetit dhe barazisë, apo rrugës së nënshtrimit dhe mohimit. Më 19 tetor, bashkë do të votojmë për të mbrojtur çdo arritje, çdo sakrificë dhe çdo të drejtë të fituar me mund dhe gjak”, u theksua në këtë tubim.
Sipas AKI-së, mobilizimi në Tearcë është dëshmi se shqiptarët kudo janë ngritur për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e tyre.
“Fitorja është e jona, sepse drejtësia dhe e drejta janë në anën tonë”, thuhet në mesazh. Flaka