Bashkësitë etnike në Maqedoni janë kundër Platformës Shqiptare

Gazeta në gjuhën maqedone “Veçer” ka bërëme dije se serbët, turqit, romët dhe bashkësitë tjera etnike në Maqedoni besojnë se Platforma e Përbashkët e partive politike shqiptare është një thyerje klasike e Marrëveshjes së Ohrit dhe me këtë njëkohësisht edhe shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.

Lideri i serbëve që jetojnë në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq në një intervistë të dhënë për televizionin Sitel ka theksuar se nëse realizohet kjo platformë, automatikisht do të kemi një shtet binacional.

“Në Maqedoni vendosin përfaqësuesit e popullit maqedonas, shqiptar, turq, rom dhe serb dhe gjithë këtë e bëjnë së bashku dhe askush nuk mund të na e marrë të drejtën të vendosin në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi për televizionin Sitel, Ivan Stoilkoviq, kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni.

Sipas gazetës “Veçer”, të njëjtin qëndrim ndajnë edhe bashkësitë tjera etnike siç janë romët, turqit, boshnjakët etj./express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu