Ish-Gjenerali i UÇK-së dhe kryetari i partisë ‘UNITETI’ Gëzim Ostreni në një intervistë për TV NOVA ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të 2016-ës, shqiptarët duhet ta tundin kokën dhe të analizojnë mirë e mirë se pse 45 mijë apo 70 mijë shqiptarë votuan për LSDM-në, transmeton Gazeta Expess
“Ne ende si shqiptarë nuk jemi ulë dhe seriozisht të bisedojmë dhe analizojmë a thua pse shqiptarët në këto zgjedhje votuan për LSDM. Ishte oferta megallomane e cila u bë nga ana e liderit të LSDM Zoran Zaev, apo thjeshtë dështimi i subjekteve politike shqiptare vizavi interesave të shqiptarëve”, ka theksuar Ostreni.










