AKI: Ku mbetën 5 milionë eurot nga shitja e Monopolit nga Bilall Kasami?

Aleanca Kombbëtare për Integrimin (AKI) ka ngritur sot akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e lidhur atë me një aferë të dyshuar korruptive që lidhet me shitjen e ish-objektit të Monopolit në qytet.

Sipas AKI-së, objekti i Monopolit është shitur nga komuna tek një kompani e afërt me Kasamin për vetëm 7 mijë euro, ndërsa e njëjta kompani, pas disa ditësh, e ka rishitur pronën tek një kompani ndërtimore për 5 milionë euro.

“Kjo është afera më e madhe korruptive në historinë e Tetovës. Kryetari me klanin e tij po përpiqet të zhdukë jo vetëm pasurinë publike, por edhe një pjesë të rëndësishme të kujtesës historike të qytetit,” u tha në konferencën e AKI-së.

Përfaqësuesit e këtij subjekti politik theksuan gjithashtu se objekti i Monopolit ka rëndësi historike, pasi në të kaluarën aty janë kryer masakra dhe maltretime ndaj shqiptarëve.

AKI kërkoi që Prokuroria dhe organet kompetente të nisin urgjentisht hetime për këtë çështje dhe “përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu