UNT dhe UT hapën dyert për studentët e rinj! Nis viti akademik 2025/2026

Në Universitetin e Tetovës sot u hap zyrtarisht viti akademik 2025/2026 me një ceremoni solemne në amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”. Rektori Jusuf Zejneli iu uroi mirëseardhje studentëve të rinj nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera, duke i inkurajuar të angazhohen në studime, klube dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa stafi dhe administrata e universitetit do t’i mbështesin gjatë rrugëtimit akademik.

Edhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nisi vitin e ri akademik, ndërsa këtë vit shënon 10 vjetorin e themelimit. Rektori Bekim Fetaji tregoi se ky universitet për momentin po numëron 8 fakultete dhe se stafi akademik do të jetë i përkushtuar ndaj studentëve për t’u ofruar arsim cilësor.

“Sot Universiteti “Nënë Tereza” hap dyert për studentët e vitit të parë duke i mirëpritur të gjithë juve në një fazë të re të jetës suaj akademike dhe ky moment simbolizon për ju një fillim në një rrugëtim të gjatë dhe jo aq të lehtë, mirëpo në të cilën do të keni përkrahjen tonë maksimale, me qëllim që të formojmë të ardhmen tuaj profesionale dhe personale”, tha Bekim Fetaji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu