Aksident i frikshëm në një kënd lojrash, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën (VIDEO)

Një aksident tronditës ndodhi të premten qw kaloi në një shkollë të mesme në Los Anxhelos, kur një kabinë e një loje lunaparku u shkëput dhe përplasi një kabinë tjetër.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme “Bishop Conaty — Our Lady of Loretto” në lagjen Pico-Union të Los Anxhelosit, sipas burimeve lokale.

Në një video të regjistruar nga njw dëshmitar okular, shihet loja e njohur si “Zipper” që ndalon papritur.

Më pas, një kabinë duket se shkëputet nga vendi i saj dhe përplaset me një tjetër. Në një video të dytë, një sedilje e kuqe e shkëputur duket se kthehet drejt zonës së hipjes dhe godet një sedilje tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu