Në kuadër të fushatës zgjedhore, bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Albi Qamili, është takuar me të rinjtë e qytetit, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për vizionin e tij politik.
Pas takimit, Qamili ka theksuar se rinia është energjia kryesore e ndryshimit dhe se bashkë me ta po hapet kapitull i ri për Tetovën.
“Rinia me NJË ZË për kapitullin e dytë të Tetovës,” ka shkruar Qamili në rrjetet sociale.
Gjatë ditëve në vijim ai do të realizojë edhe takime tjera me rininë.