Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ishte vendimtar në fitoren 1–0 në udhëtim ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së 7-të të Ligës Premier.
Norvegjezi realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 9-të, duke vazhduar formën e tij të shkëlqyer në fillim të sezonit.
Me këtë gol, Haaland ka shënuar në 22 nga 23 stadiumet ku ka luajtur në elitën e futbollit anglez, përqindja më e lartë në histori të Ligës Premier (96%).
Stadiumi i vetëm ku ai ende nuk ka shënuar është “Anfield” i Liverpoolit.
Në sezonin aktual, Haaland ka regjistruar 12 gola dhe 1 asist në 9 ndeshje për Man Cityn, duke konfirmuar edhe një herë se është ndër golashënuesit më të rrezikshëm në botë. /Telegrafi/