Bekim Fazliu nga VLEN tha se heshtja nuk është më një opsion dhe se e vërteta duhet të dal në sheh. Ky reagim erdhi në lidhje me kompaninë “As Senjak” që siç tha Fazliu, po hapin një kapitull të ri të kësaj afere.
“A është shitja e aksioneve nga “Stopanska banka” Manastir, ndoshta një mënyrë për ta shlyer këtë kredi apo pjesë e ndonjë marrëveshje më të madhe që akoma do ta zbulojmë?
Me çfarë garantohet ajo kredi? Me pronë, me ndikim politik, apo me premtimin se do t’i shisni interesat kombëtare të shqiptarëve?
Sa para gjithsej nga regjimi serb kanë hyrë në kompanitë e familjes suaj? A është kjo e vetmja kredi apo ka edhe të tjera?
Të nderuar,
Fotografia po bëhet më e qartë. Ky nuk është vetëm korrupsion politik, por është varësi financiare nga qendrat që punojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tonë. Ndërsa, aktrojnë patriotizëm para kamerave, prapa skenave kanë bërë marrëveshje dhe kanë marrë kredi nga ata kundër të cilëve supozohet se po luftojnë.
Heshtja e tyre nuk është më një opsion. Çdo ditë heshtje është vetëm konfirmim se ata janë kapur të gjallë në krim dhe tradhti. Ne vazhdojmë përpara. E vërteta duhet të dalë në shesh në tërësi”, tha Fazliu.