Ne patëm gjashtë luftëra , të cilat më vonë u bënë shtatë, por presidenti Donald Trump thotë se ai tashmë ka fituar një “trofe” të tetë.
Duke i uruar mirëseardhjen Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump tha të enjten se nuk i dha fund tetë luftërave për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, i cili do të jepet sot, të premten.
Kur një gazetar e pyeti për shanset e tij për të fituar Çmimin Nobel, ai u përgjigj se ”askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj, dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por ata duhet të bëjnë atë që bëjnë. Ajo që bëjnë është e mirë”.
“Nuk e bëra për këtë. E bëra sepse shpëtova shumë jetë.”
Kujtohet se “shtatë luftërat janë përballjet: Armenia – Azerbajxhani, Republika Demokratike e Kongos – Ruanda, Izraeli – Irani, India – Pakistani, Kamboxhia – Tajlanda, Egjipti – Etiopia, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial (kur vendoset në kohë edhe “lufta” Egjipt-Etiopi)si dhe Izrael – Palestine”.