Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve për Botërorin 2026, duke u përballur me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takimi fillon në orën 20:45 sipas orës lokale.
E për këtë ndeshje, klubi i ri i Edon Zhegrovës, Juventus ka bërë një postim në gjuhën shqipe, duke i uruar Zhegrovës fat në ndeshje.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të Grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Suedia. Aktualisht, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6, ndërsa Sllovenia ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para.