Presidenti Donald Trump, gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, tregoi se kush ishte negociatori që arriti planin e paqes mes Hamasit dhe Izraelit. Ai tha se Stiv Witkoff ishte personazhi që ka kontribuar në realizimin dhe jetësimin e planit të paqes në Gaza.
Ai mes të tjerash tha se Witkoff kishte pasur më parë një takim të gjatë prej 5 orësh ne Putinin, me të cilin kishte folur për ‘gjëra interesante’.
“Ky është fillimi i një epoke. Duhet të shpreh mirënjohjen për punën e bërë. Brezat do të kujtojnë se gjithçka do të ndryshojë për mirë. Do të jetë epoka e artë e Izralit dhe të Lindjes se Mesme që do të punojnë bashku. Të gjithë u munduan. Dua të falënderoj mikun tim Stiv Witkoff. Ai u zgjodh nga unë.
Kishte aftësi të jashtëzakonshme negocimi. I telefonova Steve Witkoff dhe ai ishte në një takim në fakt. Ai ishte takuar me Putinin dhe 3 orë ose 4 bisedime me pas aq orësh i thash; për ça dreqit po flisnit për 5 orë? Më tha; për disa gjëra interesante. Ai është një talent. Është negociator i shkëlqyer. Faleminderit Witkof.”, tha ai.