Rama shpërthen në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpërtheu kundër politikanëve britanikë, duke u thënë “që të mbyllin atë dreq goje” kur flasin për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ambasadori ynë ka ardhur me staf dhe sot është ambasador. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira… Sepse shqiptarët po punojnë fort dhe janë krenar që janë pjesë e këtij komuniteti. Kështu që kushdo që i prek duhet të ta mbyllë atë dreq goje”, ”, tha Rama në fjalën e tij në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, transmeton A2CNN.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Kosova duhet që ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Rama këto komente i bëri në Londër, në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu