Paralajmërimi i Nikut: Më 18 shkurt Tirana në zjarr. Rama s’do jetë kryeministër (VIDEO)

Ndërsa Basha foli për një protestë të madhe dhe paqësore në 18 shkurt, Kreshnik Spahiu nuk i ka kursyer akuzat dhe ka folur për ngritje massive të popullit dhe rëzimin e Ramës,

Duke folur në prani të përfaqësuesve të PDs dhe deputetit Paloka, Spahiu ëhstë shprehur se protesta e 18 shkurtit do të jetë lëvizja më e madhe popullore opozitare nënë moton “Rama ra”.

Ai theksoi se nuk mund të ketë një votim ku populli voton dhe Rama numëron, por duhet një votim pa Ramën si kryeministër. Gjithashtu Spahiu ka akuzuar Tahirin si mallist dhe si të përfshirë me trafikun e drogës në gjithë Europën.

Kreu i AK-së ka ftuar çdo qytetar t’i bashkohet protestës së opozitës pa flamuj partiakë, por vetëm me flamurin kuq e zi.

“Kush thotë se Rama nuk rrëzohet e ka gabim. Unë dhe Paloka kemi marrë pjesë në rrëzimin e Ramiz Alisë. Kush mendon se Rama është më I fortë se Ramiza Alia dhe Enver Hoxha, gabohet, se ne do përjetojmë rrëzimin e tij”,- ka mpërfundur Spahiu./mapo

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu