Takohen Dimitrievski dhe Mexhiti, VLEN do ta mbështesë ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se ka marrë mbështetjen e VLEN për raundin e dytë, ku do të përballet me kundërkandidatin Goran Stojkovski.

“Dorë e shtrirë! Sot realizova një takim me kryetarin e ri të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sekretarin organizativ të Alternativës, Bashkim Murtazin dhe deputetin Daniel Stojçevski. Në një bisedë të ngrohtë dhe të sinqertë me përfaqësuesit e partnerit të koalicionit VLEN, mora mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Kumanovë — mbështetje që pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë, e cila jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara në realizimin e projekteve në interes të të gjithë qytetarëve të Kumanovës. Faleminderit të gjithëve që e njohin dhe e mbështesin vizionin për të ardhmen e Kumanovës dhe të Maqedonisë.

Së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë qytetin tonë dhe të punojmë në interes të bashkëqytetarëve tanë kumanovarë”, ka shkruar Dimitrievski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu