Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.
Në njoftimin e KQZ’së thuhet se nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Rinumërim të fletëvotimeve për Kryetar Komune do të ketë në Gjilan, Prishtinë, Prizren dhe Shtime.
“Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti”, thuhet në njoftim.