Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani po merr pjesë në samitin kushtuar Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër, transmeton InfoShqip.
Atje kanë realizuar takime bashkë me kabinetin qeveritar me përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, ku Murtezani ka theksuar se mbështetja e tyre është konfirmuar rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjes së vazhdueshme për integrim ekonomik e harmonizim me standarted evropiane.
Postimi i plotë
“Procesi i Berlinit mbetet mekanizëm kyç për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Në samitin në Londër, konfirmohet mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të ndërlidhur, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit.”, ka shkruar Murtezani.