E rrallë në Shqipëri, erdhën në jetë katërnjakë

Një çift nga Tirana është bekuar me katër fëmijë njëherësh, të cilët ndodhen në gjendje shumë të mirë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Fëmijët, të quajtur Roal, Alrda, Roar dhe Auro, kanë ardhur në jetë pas një shtatzanie normale, dhe pas një muaji kujdesi intensiv shëndetësor janë gati të lënë spitalin.

Ministria e Shëndetësisë falenderon stafin e bluzave të bardha për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në të gjithë vendin, veçanërisht në maternitetin ku u mirëpritën vogëlushët.

Ky rast i rrallë ka sjellë gëzim të madh për familjen dhe për komunitetin, duke shënuar një moment të veçantë në jetën e Rozetës dhe Geraldos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu