Bekim Qoku braktis Mendi Qyrën pas përkrahjes nga Ramiz Merko: “Kushdo që udhëheq Strugën me ndihmën e Merkos, është i korruptuar që në gjenezë!”

Një deklaratë e fortë politike tronditi skenën politike mbrëmjen e djeshme (29 tetor 2025) në televizionin Alsat M. Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku — i njohur ndër vite si mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Mendi Qyrës — doli hapur kundër tij pas përkrahjes që ky i fundit mori nga kryetari aktual i komunës, Ramiz Merko.

Qoku, në prononcimin e tij, theksoi me tone të ashpra se “çdo kandidat për kryetar komune që merr ndihmën e Ramiz Merkos, është i korruptuar që në gjenezë dhe i prishur në thelb”.

Kjo deklaratë u interpretua gjerësisht si një distancim i qartë dhe i prerë nga kandidati i pavarur Mendi Qyra, i cili vetëm katër ditë më parë mori publikisht përkrahjen e Ramiz Merkos për garën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë.

Kujtojmë se Ramiz Merko aktualisht është shpallur “non grata” nga SHBA për çështje që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ndërsa peshën e përkrahjes së tij po e ndjejnë kandidatët që zgjedhin ta kenë pranë në këtë fushatë.

Deklarata e Bekim Qokut ka hapur një debat të gjerë në opinionin publik, duke e thelluar ndarjen brenda Vlenit dhe Mendi Qyrës në Strugë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu