Xhevdet Jashari i reagon ashpër Adnan Azizit: “Me ndihmën e Mickovskit do ta ktheni Gostivarin?! Hajde ta shohim!”

Pas deklaratës të Adnan Azizi nga koalicioni VLEN, i cili u shpreh se “me ndihmën e qeverisë do ta kthejmë komunën e Gostivarit tek VLEN-i”, ka reaguar ashpër aktori i njohur Xhevdet Jashari, njofton TS.

Në reagimin e tij publik, Jashari është shprehur me tone të forta ndaj Azizit, duke ironizuar lidhjet e këtij të fundit me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Me ndihmen e qeverise( Mickovskit) do e kthejme Gositivarin!!!! alias popi mickovskit, po hajde ta shohim si e kthen ti Gostivarin… pastaj kuj ja kthen ooo kuj oooo PIS?!!!”, ka shkruar Jashari në rrjetet sociale.

Ky reagim vjen pasi nuk u arrit cencuzi për tu zgedhur kryetari i ri, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani./TS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu