Ylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, po vuan nga një problem kronik në ijë, i njohur si pubalgjia, raportojnë mediat spanjolle.
Kjo gjendje i shkakton dhimbje të forta dhe mund të bëhet problematike afatgjatë për karrierën e tij.
Yamal u pa duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet gjatë humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në “El Clasico”.
Klubi katalanas druhet se dëmtimi nuk ka shërim të plotë.
Megjithatë, pavarësisht problemit, Yamal vijon të mbetet shpresa më e madhe e kampionit spanjoll për vitet në vijim.










