Pas shndërrimit në praktikante të devotshme të islamit, Lindsay ka frikë të kthehet në New York

Pas shndërrimit të saj si praktikante e devotshme ndaj islamit, Lindsay Lohan është shprehur se ndjehet e frikësuar të udhëtojë drejt New York . “Isha e frikësuar të vija këtu me çdo gjë që ndodhi, për shkak të bindjeve të mia fetare,” – deklaroi gjate një intervistë për DailyMail.

Nder te tjera, ajo disktoi për politikën, jetën e saj, dashurinë, punën me refugjatët, rolet e kaluara dhe ato që do të vijojnë për karrierën e saj. Në intervistën Live në Facebook ajo pati pyetje të shumta rreth fesë. “E kam lexuar Kuranin për disa herë. I repsektoj të gjitha fetë… kjo është një fe e bukur edhe unë jam njeri shumë shpirtëror,” – tha ajo.

30-vjeçarja foli edhe për presidentin Trump duke thënë: “Ai është presidenti dhe nëse nuk dalim dot kundër tij, duhet ta përkrahim.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu