Pas rezultateve pozitive në zgjedhjet lokale, ku koalicioni VLEN ka siguruar fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, brenda koalicionit kanë nisur diskutimet për strukturimin e ri të udhëheqjes. Sipas mediave ne Maqedoni, brenda VLEN-it, pas përfundimit të procesit zgjedhor, pritet të ketë riorganizim të brendshëm dhe të caktohet kryetari i ri i koalicionit.
Emrat që përmenden më shpesh si pretendentë për këtë post janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët shihen si dy figurat më të fuqishme politike brenda VLEN-it.
Megjithatë, sipas burimeve tona, Bilall Kasami pritet të marrë drejtimin e koalicionit dhe të jetë lideri i ardhshëm i tij. Kasami është dëshmuar si një kryetar I sukseshëm dhe ka një pastërti politike pas vete. Vendimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, pas takimeve të organeve drejtuese të koalicionit.
				
                    









