KSHZ publikon rezultatet përfundimtare për rrethin e dytë, sot do të shqyrtohen ankesat që janë dorëzuar për tre komuna

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025 për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se procesi zgjedhor në këto komuna ka përfunduar dhe rezultatet përfundimtare janë konfirmuar.

Për tre komuna janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me rrjedhën e votimit, Bërvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare, ndërsa Kondarko tha se ato do të shqyrtohen sot në seancë publike të Komisionit që fillon në orën 14:00.

Përveç kësaj, janë paraqitur tre ankesa në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës Shuto Orizarë, ku më 2 nëntor u zhvillua rizgjedhje në tre vendvotime. Prandaj, siç njoftoi KSHZ-ja, rezultatet përfundimtare për Këshillin e kësaj komune nuk do të shpallen derisa të përfundojë procedura pas ankesave dhe padive të mundshme para Gjykatës Administrative.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu