Polonia do të nisë një program të ri trajnimi ushtarak këtë muaj si pjesë e një plani më të gjerë për të trajnuar rreth 400 mijë persona në vitin 2026.
Kështu tha Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi të enjten, transmeton Klankosova.tv.
E nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon më shumë nga GDP-ja e saj për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s.
Ajo është rritur në ushtrinë e tretë më të madhe të aleancës, me 216,000 personel, dhe planifikon të zgjerojë forcat e saj me gati një të tretën gjatë dekadës së ardhshme.
I quajtur nga Ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz si “trajnimi më i madh i mbrojtjes në historinë polake”, programi “Në Gatishmëri” do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët – nga nxënësit e shkollës deri te të rriturit që punojnë, kompanitë dhe të moshuarit.
Programi do të ofrojë një kurs bazë sigurie, trajnim mbijetese, udhëzime mjekësore dhe klasa të higjienës kibernetike.
“Vetëm në nëntor dhe dhjetor (…) do të trajnojmë rreth 20,000 persona në trajnim individual, por numri i përgjithshëm…, në aspektin e të gjitha formave të trajnimit, është rreth 100,000 persona”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk në një conference, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Ministria planifikon vitin e ardhshëm të trajnojë afërsisht 400,000 persona “individualisht, në grupe, si pjesë e ‘Edukimit me Ushtrinë’, trajnimit rezervist dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak vullnetar”, shtoi Tomczyk.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, Wieslaw Kukula, tha se programi kishte dy qëllime kryesore – të forconte qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve dhe të rriste disponueshmërinë, gatishmërinë dhe kapacitetin e rezervistëve.
Programi u njoftua për herë të parë nga kryeministri Donald Tusk në mars për të “ndërtuar një ushtri rezervistësh” mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.










