Zana Avdiu e ftuar sot në emisionin e pasdites Prizma në Alsat me moderatoren Flora Shabani ka dhënë disa deklarata të forta rreth ngjarjeve të fundit që po ndodhin në vendin tonë dhe në trojet shqiptare, transmeton InfoShqip.
Ajo dha komentin e saj rreth deklaratës skandaloze të gazetarit nga Tetova, Nevrij Ademi i cili e quajti viktimën ose më saktë studenten kosovare që kreu vetëvrasje në Tetovë si “e lëvizshme”.
Avdiu mes tjerash deklaroi se “Kemi të bëjmë me një partriarkal, jo njeri ai i cili e quan veten gazetar dhe nuk i intereson e vërteta i intereson vetëm ta normalizojë dhunën dhe shtypjen e grave, e ftoj babain e viktimës që ta padisin!”. /InfoShqip.com/
VIDEO










