Javën e kaluar, Cristiano Ronaldo deklaroi se është GOAT (Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave) gjatë një interviste të bujshme me Piers Morgan.
Megjithatë, legjenda braziliane Ronaldo Nazario nuk mendon njëjtë. Ai ka deklaruar se të tjerët duhet të japin lëvdata për portugezin dhe nuk beson se ky i fundit është më i miri i të gjitha kohërave.
Ai shtoi se CR7 është ndër lojtarët më të mirë në histori, por e tëra që sipas tij mund të hyjë është në top 10.
“Është një nga lojtarët më të mirë në histori, por a është më i miri? Nuk jam dakord. E respektoj mendimin e tij; padyshim është mes më të mirëve ndonjëherë, do ta vendosja në top 10”.
“Disa njerëz kanë shumë vetëbesim. Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua, jo unë për veten time”.
Edhe gjatë viteve të fundit, braziliani shpesh e kishte kritikuar portugezin për deklaratat publike, me tifozët që besojnë se ka xhelozi mes tyre, duke qenë se CR7 me arritjet e tij kishte bërë që “Fenomeni” të harrohet në fanellën madrilene./Telegrafi










