Kristiano Ronaldo ka zbuluar se do të tërhiqet nga futbolli pas një ose dy vitesh, por gjithashtu theksoi se Kupa e Botës e vitit të ardhshëm do të jetë gara e fundit e karrierës së tij. Duke folur në një forum turizmi në Riad, Ronaldo tha se po e shijonte momentin.
“Siç e dini, në futboll, kur arrin një moshë të caktuar, muajt llogariten shumë shpejt”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Ndihem shumë mirë për momentin. Po shënoj gola, ende ndihem i shpejtë dhe i mprehtë. Po e shijoj lojën time me ekipin kombëtar. Ajo që dua të them me ‘së shpejti’ është ndoshta një ose dy vjet”.
Kur u pyet nëse Kupa e Botës 2026 do të ishte e fundit për të, fituesi pesë herë i Topit të Artë u përgjigj pozitivisht.
“Po, patjetër. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se do të jetë momenti i duhur”, përfundoi portugezi.
Kujtojmë se Ronaldo ka shënuar 953 gola në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa synimi është ta arrij numrin jubilar prej 1000 golave.










