Komuna e Çairit: Fillon pajisja e shkollave komunale me inventar të ri

Nga komuna e Çairit thonë se “ka filluar pajisja e shkollave komunale me inventar të ri“, duke njoftuar se sot, kryetari i komunës, Izet Mexhiti ka realizuar vizitë në Shkollën Fillore “Liria”, e cila është pajisur me 200 banka moderne dhe 400 karrige ergonomike. Nga komuna e Çairit thonë se synojnë që brenda një viti të gjitha shkollat fillore të pajisen me banka dhe karrige të reja të këtij standardi.

“Përshtaten sipas moshës dhe gjatësisë së nxënësve, duke krijuar kushte më komode dhe një ambient më funksional për zhvillimin e procesit mësimor. I njëjti donacion është realizuar edhe në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, ndërsa në të dyja shkollat do të rregullohen gjithsej nga gjashtë kabinete mësimore me inventar të ri”, thonë mes tjerash nga komuna duke shtuar se mjetet janë dhuruar nga një kompani nga Shkupi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu