Ministri Murtezani mori pjesë në Samitin e Liderëve për Planin për Rritje

Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani ka marrë pjesë në samitin e liderëve për planin për rritje të mbajtur në Shqipëri ku morrën pjesë edhe përfaqësues nga shtetet e rajonit, transmeton InfoShqip.com

Murtezani ka theksuar se synimi i politikave të tij nuk është vetëm të flet për perspektivën evropiane por marrja e vendimeve dhe implementimi i reformave që qytetarët ta ndjejnë në jetën e përditshme.

Postimi i plotë:

“Sot nga Tirana, në Samitin e Liderëve për Planin për Rritje “Rruga jonë drejt BE-së”, së bashku me homologët nga rajoni dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian diskuam se si Ballkani Perëndimor të integrohet më shpejt dhe më thelbësisht në Tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.
Qëllimi ynë nuk është vetëm të flasim për perspektivën evropiane, por të marrim vendime dhe të implementojmë reforma të cilat qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme: pagesa më të lira dhe më të shpejta përmes lidhjes në SEPA, lidhje digjitale më të mira përmes WiFi4WB në 63 komuna, mundësi të reja përmes Qendrës për Inteligjencë Artificiale “Vezillka”, si dhe pika kufitare më efikase në kuadër të Korridoreve të Gjelbërta.
Vazhdojmë me punë për Maqedoni të Veriut më të fuqishme, më të sigurt dhe më evropiane, në një rajon më të bashkuar. 🇲🇰🇪🇺”
, ka shkruar Murtezani./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu