Mickoski nga Tirana: Maqedonia mbetet e orientuar drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal

Kryeministri Hristijan Mickoski po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos, në Tiranë, përcjell TV21. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mickoski thekson se Maqedonia e Veriut mbetet e orientuar drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal.

“Sot po marr pjesë në Samitin e liderëve “Rruga jonë drejt BE-së”, i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri. Ky tubim i rëndësishëm përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për thellimin e dialogut dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Vendi ynë mbetet vendosmërisht i orientuar drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, si shtylla kyçe të vizionit tonë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të begatë”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu