U zgjodh kryetari i Këshillit komunal të Tetovës

Pas marrjes së vërtetimeve për këshilltarët, Këshilli i Komunës së Tetovës sot e mbajti seancën e parë ku për kryetar u zgjodh Jusuf Abduli. “Për” votuan 16, 11 kundër dhe 1 abstenim.

“Sot u mbajt mbledhja konstituive e këshillit komunal. Në mbledhje për kryesues këshilli u zgjodh Jusuf Abduli!

Kryesuesit dhe këshilltarëve ju urojmë suksese dhe punë të mbarë gjatë mandatit 4 vjeçar!”, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës.

Pro zgjedhjes së tij ishin këshilltarët e koalicionit VLEN dhe të VMRO-DPMNE-së, ndërsa kundër zgjedhjes së tij ishin këshilltarët e AKI, Levica dhe këshilltari i lëvizjes qytetare “Më mirë për Tetovën”.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu