Universiteti “Nënë Tereza” reagoi në lidhje me buxhetin e planifikuar për ndërtimin e kampusit

Në lidhje me publiket e fundit për shkurtimin e buxhetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e Kampusit Universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, sot kanë reaguar nga ky universitet, transmeton Portalb.mk.

“Kampusi është një projekt shumë me rëndësi për UNT, madhor dhe shumëvjeçar për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, i cili, si çdo investim kapital i rëndësishëm, realizohet me faza të mirëstrukturuara. Buxheti vjetor mbulon vetëm fazën e punimeve që zhvillohet gjatë atij viti dhe jo shumën e përgjithshme të parashikuar deri në përfundimin e projektit”, sqaruan nga UNT-ja.

Ata theksojnë se projekti nuk është anuluar, ndërsa kërkojnë nga qytetarët mos të bien pre e keqinformimit që të mos dëmtohet reputacioni i universitetit.

“Sqarojmë se projekti nuk është anuluar, nuk është ndërprerë dhe se kemi marrë konfirmim zyrtar se fondet do të alokohen në disa faza, në përputhje me dinamikën e realizimit dhe me ndarjet buxhetore vjetore”, deklarojnë nga universiteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu