Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi pas mesnatës. Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinave do të ulet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i naftës do të rritet po ashtu për gjysmë denari. Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë mbetet pa ndryshime.
Çmimet e reja pas mesnatës:
Benzina BS-98+: 77,0 den/l
Benzina BS-95: 75,0 den/l
Nafta: 73,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë: 69,5 den/l
Vendimi i KRRE-së pritet të ndikojë në treg dhe konsumatorë, duke sjellë ndryshime minimale, por të rëndësishme në çmimet ditore të karburanteve në vend.










