Parti shqiptare në bisedime për të hyrë në Qeveri?!

Së paku dy parti shqiptare janë në komunikim dhe po zhvillojnë negociata joformale për t’u bërë pjesë e Qeverisë, mëson INA nga burime qeveritare.

Në fokus të tyre janë një post ministror, dy pozita zëvendësministrash, si dhe disa drejtori me peshë.

Siç mëson INA, këto parti po bisedojnë drejtpërdrejt me VMRO-DPMNE dhe “frontmenë” të saj, përfshirë edhe kryeministrin Mickoski.

Por nga ana tjetër, ka oferta edhe në adresë të disa deputetëve që t’i bashkohen shumicës parlamentare VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Nga VLEN kanë përsëritur se pas zgjedhjeve lokale do të zgjerohet shumica parlamentare edhe me deputetë tjerë shqiptarë, duke mos dhënë detaje se kush me kë po negocion.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë qëndrimi i koalicionit VLEN, se si do të veprojë ndaj këtij zhvillimi dhe nëse do të japë ose jo dritë jeshile për përfshirjen e ndonjë partie tjetër shqiptare në Qeveri jashta kornizës së tyre politike. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu