Ali Ahmeti pajton Lladrovcin në PDK, shtrëngojnë duart me Hamzën

Pas një ndërmjetësimi dhe dialogimi politik të zhvilluar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si duket janë shkrirë akujt mes Ramiz Lladrovcit dhe PDK-së, duke arritur unitet, përcjell INA.

Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza është shfaqur me një postim në rrjetet sociale, ku shtrëngojnë duart me Ramiz Lladrovcin dhe Ali Ahmetin.

Ja postimi i Hamzës:

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.

Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.

Të bashkuar, gjithmonë të fituar!“, shkroi Bedri Hamza./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu