Qeveria e Kosovës ka njoftuar rritjen prej 50% të shtesave për fëmijë, ndërsa ekzekutimi i pagesave të rritura nis nga nesër. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar vendimin si lajm të mirë për të gjitha nënat dhe familjet përfituese.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, pas miratimit të rritjes prej 50%. Sipas tij, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në gjithë vendin.
Me rritjen e re, një familje me dy fëmijë do të marrë 60 euro në vend të 40 eurove sa ka marrë deri tani; një familje me tre fëmijë do të përfitojë 135 euro, në vend të 90 eurove; ndërsa një familje me katër fëmijë do të marrë 180 euro nga 120 euro sa ka qenë pagesa paraprake.
“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij










