Prokurori Publik i RMV-së, Lupço Kocevsko theksoi se hetimi në të cilin dyshohet ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi është pothuajse i përfunduar, dhe pritet vetëm ekstradimi i tij.
Kocevski këtë e bëri të ditur në një paraqitje në emisionin “360 shkallë” në MTV1.
Sipas tij, të gjitha provat janë mbledhur, ka edhe hetim financiar, por ata nuk kanë informacion se ku ndodhet Grubi, pasi kjo nuk është në kompetencë të Prokurorisë.
Sa i përket konstatimit në raportin e Komisionit Evropian për vendin se “korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është çështje për shqetësim serioz”, Kocevski thotë se për ta luftuar këtë dukuri duhet të krijohen kushte, që do të thotë se nevojiten hetues, qendra hetimore dhe forenzistë që do të mund ta kryejnë këtë punë.
Në pyetjen nëse Prokuroria Publike po jep maksimumin në luftën kundër korrupsionit, duke i pasur parasysh konstatimet e tilla në dokumentin e KE-së, Kocevski përgjigjet:
Në lidhje me kritikat ndaj Prokurorisë nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se MPB paraqet kallëzime penale, ndërsa Prokuroria Publike vepron në mënyrë selektive ndaj tyre, Kocevski tha se, sipas informacioneve të tij, Prokuroria Publike aspak nuk vepron në mënyrë selektive, dhe dëshmi për këtë është edhe lënda e fundit për Koçanin, ku ata kanë punuar mbi kallëzimet penale të MPB-së. Po ashtu, thotë prokurori shtetëror, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur rreth 14 000 kallëzime, dhe ky numër është përpunuar nga Prokuroria Publike./INA/










