Në Debat21, Menduh Thaçi tha se është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë, vetëm nëse futet në rend dite debllokimi i procesit integrues, e për të tjera tema, tha se është i gatshëm të flas por që nuk ka pasur ende ftesë.
“Unë jam i gatshëm të ulem me kryeministrin, ta mbështes kryeministrin, ta mbështes Qeverinë, ta mbështesë VLEN-in nëse e vendosin në rend dite debllokimin e procesit integrues. Për të tjerat jam i gatshëm të flasim, por pas kësaj. Kurrfarë ftese nuk kam pas”, tha Thaçi.
E për mundësinë që të bëhet pjsë e Koalicionit VLEN, Thaçi tha se “mund të bëhem pjesëtar i VLEN-it nëse ata pranojnë që unë të bëhem kryetar i VLEN-it. Pikë”.










