Një tjetër klub i madh futet në garë për transferimin e Fisnik Asllanit

Mediumi i njohur gjerman Bild, ka raportuar se Borussia Dortmundi është e interesuar për sulmuesin kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili po kërkon të largohet nga klubi në verë.

Dortmundi është një nga klubet që po monitorojnë reprezentuesin dardan, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij.

Dortmund kanë qenë të interesuar për Asllanin edhe gjatë verës pas një huazimi të suksesshëm te Elversberg sezonin e kaluar, por sulmuesi vendosi të nënshkruajë një kontratë të re me Hoffenheimin.

Këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asistime për Hoffenheimin në 16 paraqitje, me klubin aktualisht në vendin e shtatë në Bundesliga.

Arsyeja pse Asllani mund të transferohet te “Signal Iduna Park” lidhet me dyshimet rreth së ardhmes së Serhou Guirassy.

Jo vetëm që forma e 29-vjeçarit ka rënë ndjeshëm javët e fundit, por ai gjithashtu është lidhur me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudit.

Vëllau i Guirassyt, i cili është edhe agjenti i tij, ka ofruar shërbimet e sulmuesit te klubet e Arabisë Saudite.

Kujtojmë se në media është raportuar se situatën e Asllanit po e ndjekin me kujdes edhe Barcelona dhe Bayern Munich./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu