Parlamenti po mblidhet edhe sot ndërsa deputetët e opozitës po përpiqen të hyjnë në ndërtesën e parlamentit përmes “Çacilend”, tenda e ngritur nga mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, policia serbe sërish nuk lejon të largohen pengesat dhe të arrijnë vendin e tyre të punës deputetët serbë.
Më pas ka ndodhur një sulm i njerëzve nga “Çacilend” dhe policisë ndaj deputetëve të opozitës, raporton nova.
Gjithçka filloi kur deputetët e Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Gjorgje Stankoviq dhe të Frontit të Gjelbër-Lëvizës, Bogdan Radovanoviq, përpoqën të largojnë tendën që ndodhej në shkallët përpara parlamentit.
Të kujtojmë se dje përfaqësuesit e policisë u përplasën me deputetët e partisë “Qendra e Serbisë” (Srce), të udhëhequr nga kryetari i kësaj partie, Zdravko Ponosh, të cilët përpiqeshin të hynin në seancën e djeshme të parlamentit përmes hyrjes kryesore të quajtur “Çacilend”.
Pas incidentit me deputetët e SRCE-s, deputetët e opozitës në një takim me kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiq, dhe me të gjitha grupet e tjera parlamentare kërkuan që të largohet pengesa rreth vendbanimit të tendave para ndërtesës së parlamentit dhe t’u lejohet hyrja e pakufizuar.
“Gjatë dy ditëve në vijim do të lejohet kalimi i deputetëve në drejtim të Kuvendit të Serbisë”, tha kryetarja e parlamentit në takim me deputetët e opozitës lidhur me sjelljen e policisë ndaj deputetëve të SRCE-s. /Telegrafi










