Qeveria Kurti premton 1 milion euro për kombëtaren nëse kualifikohet në botëror

Qeveria në detyrë e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se janë ndarë 250 mijë euro për kombëtarën e Kosovës, e cila ka arritur në PlayOff, për kualifkimin në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm, në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Ai po ashtu u zotua se “Dardanëve” do t’iu ndahen edhe 500 mijë eurosh në rast se fitojnë ndaj Sllovakisë, si dhe 1 milion nëse Kosova arrin të kualifikohet në botëror.

“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimieve në kupën e botës 2026, kalimin në fazën e play off, me vendim të qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim”, u shpreh ai.

“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove. Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty’’, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu