Alarm i verdhë për motin, rrezik potencial nga përmbytjet dhe dalja e lumenjve nga shtrati

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar nivel të verdhë paralajmërimi për shkak të rrezikut potencial nga përmbytjet dhe apelon për lëvizje me kujdes përgjatë lumenjve, veçanërisht në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit.

Sipas matjeve hidrologjike, niveli i ujit në lumin Vardar është i lartë në pjesën e sipërme të rrjedhës. Për sot, DPHM ka lëshuar alarm për reshje të dendura shiu në rajonet lindore të Maqedonisë, ku pritet të bien mbi 35 litra për metër katror. Në male reshjet do të jenë me borë, ndërsa në disa vende më të larta pritet shi dhe borë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu