Në Tetovë dhe Çair të Shkupit festa u shënua ndryshe – duke parakaluar me kuaj. Në Tetovë dhjetëra kalorës lëvizën nëpër rrugët kryesore të qytetit me rastin e 28 Nëntorit, përcjell TV21.
Marshimi që tashmë është shndërruar në një simbol të festës, mblodhi dhjetëra qytetarë që dolën për të parë parakalimin. Kalorësit, të veshur me veshje kombëtare dhe të pajisur me flamuj kuqezi, krijuan një atmosferë festive dhe emocionuese.
Në Çair, përveç kuajve kishte edhe makina sportive, të cilat ishin mbuluar me flamurin kombëtar të cilat parakaluar përmes bulevardit kryesor të Çairit.










