Shkupit i shtohet dhe një doktor i Kineziologjisë, Muamer Abdullai

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Muamer Abdullau nga Shkupi mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë: “PHYSICAL FITNESS STATUS, PHYSICAL ACTIVITY, SEDENTARY BEHAVIOR AND NUTRITION IN ADOLESCENTS OF ALBANIAN ETHNIC COMMUNITY”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Kineziologjisë me vlerësim të shkëlqyeshëm.

Komisioni i përbërë nga: prof.dr. Georgi Georgiev-kryetar, prof. dr.Serjozha Gontarev-anëtar, prof.dr. Zharko Kostovski-anëtar, prof.dr. Besnik Telai- anëtar i jashtëm nga Universiteti i Tetovës, si dhe mentori prof.dr. Vujica Zhivkovikj, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën hulumtuese shkencore të kandidatit, duke potencuar se studimi në fjalë është një kontribut i çmuar për shkencën e kineziologjisë.

Profesor Muamer Abdullau krahas angazhimit në procesin mësimor në Fakultetin e Shkencave Sociale, ai është marrë edhe me kërkime shkencore duke e pasuruar biografinë e tij akademike me (10) dhjetë punime shkencore të botuara në revista shkencore ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu