Turqia shqyrton hapjen e kufijve tokësorë me Armeninë në gjashtë muajt e ardhshëm

Turqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë me Armeninë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, duke hequr kështu kufirin e fundit të mbyllur në Evropë që nga Lufta e Ftohtë dhe duke hapur rrugën për ringjalljen e tregtisë në Kaukaz.

Turqia mbylli kufijtë në vitin 1993 si shenjë solidariteti me aleatin e saj, Azerbajxhanin, gjatë luftës me Armeninë për Nagorno-Karabakun.

Zona malore pa dalje në det në Kaukazin Jugor u shkëput nga Azerbajxhani menjëherë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar dekada konfliktesh. Më herët këtë vit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një deklaratë të përbashkët paqeje me liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke synuar përfundimin e konfliktit.

Përparimi diplomatik me Azerbajxhanin dhe ri-hapja e kufijve me Turqinë do t’i japë një shtysë të rëndësishme Kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Nëse fiton një mandat të ri, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, mund të bashkëpunojë me Pashinyanin dhe të formalizojë një marrëveshje paqeje, sipas burimeve të njohur drejtpërdrejt me afërsimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Vetëm pas kësaj, Turqia mund të emërojë ambasador në Armeni për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike, raportuan burimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu