Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur mbi takimin e tij të fundit me të dërguarin dhe dhëndrin e Donald Trump në Moskë të martën.
Sipas komenteve të raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA, Putin thoa: “Mendoj se është shumë herët për të thënë, por ky takim ishte i nevojshëm”.
Ai shtoi se takimi me Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishte “shumë i dobishëm”.
Megjithatë, Putin theksoi gjithashtu se propozimet që paraqiti Moska bazoheshin në marrëveshjet e bëra me Trump në Alaska, në gusht.
Udhëheqësi rus u shpreh se takimi zgjati shumë sepse Witkoff duhej të shqyrtonte pothuajse çdo pikë të planit të paqes.










