Turqia thyen rekordin! Eksportet e mbrojtjes arrijnë 7.4 miliardë $

Industria turke e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore ka arritur një rekord të ri këtë vit, me eksportet që kanë kapur 7.4 miliardë dollarë gjatë periudhës janar-nëntor 2025, një rritje prej 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtuesi i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes (SSB), Haluk Gorgun, tha se kjo rritje reflekton jo vetëm volum më të madh të shitjeve, por edhe një transformim të sektorit drejt sistemeve me vlerë të lartë, zgjerim në tregjet ndërkombëtare dhe forcim të konkurrencës globale.

Vetëm në nëntor, eksportet arritën 747 milionë dollarë, duke shënuar një rritje vjetore prej 22%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu